Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Europën Juglindore, Mathew Palmer, ka thënë se SHBA dëshiron një marrëveshje të qëndrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke folur për REL, Palmer tha se Shteti Amerikan dëshiron një marrëveshje që është e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendevet.
“Ne duam një marrëveshje që është e qëndrueshme, në pronësi, e drejtë dhe e zbatueshme për të dy vendet”, tha ai.
Palmer shtoi se dëshiron që kjo marrëveshje të përqafohet nga publiku dhe nga popujt e të dy vendeve.
Kujtojmë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur disa herë pro marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë.
Madje ka qenë vet presidenti amerikan, Donald Trump, i cili ka lutur presidentët e të dy vendeve që të rifillojnë sa më shpejt dialogun dhe të nënshkruajnë një marrëveshje finale.
Tragjedia në Gjermani, e përsëritur/ Sulmet terroriste në 20...
Tensionet në orët e vona, Olta: Gjesti mund ta nxirrte Xuxin...
Sulmi në Magdeburg, ambasadori i Kosovës në Gjermani: Lutjet...
Sulmi në Gjermani/Begaj: Sulmi ndaj qindra njerëzve duhet të...
Tragjedia në Gjermani: Reagojnë liderët evropianë – dërgojnë...
Tragjedia në Magdeburg po trajtohet si sulm terrorist