Drejtori Menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), Ekrem Hajdari, së bashku me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, kanë nënshkruar marrëveshjen për pranim-dorëzim të “Qendrës Shoqërore Sportive, Kulturore dhe Ekonomike” Pallati i Rinisë, nga AKP tek Komuna e Prishtinës, marrëveshje kjo në përputhje me vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës nr. 06 – V – 080.
Kësaj marrëveshje për pranim-dorëzim i është bashkëngjitur edhe dokumentacioni përkatës i cili mundëson vazhdimësinë e punës dhe mbarëvajtjen e afarizmit të, tanimë, Ndërmarrjes Publike Lokale Pallati i Rinisë.
AKP-ja në përputhje me nenin 5 të Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, mundet që asetet të cilat sipas këtij ligji i administron t’i bartë në përgjegjësi dhe administrim të një organi tjetër publik, përmes një rregullore ose ligji që është në fuqi dhe që është shpallur nga një autoritet kompetent publik në Republikën e Kosovës pas qershorit 1999.
Kujtojmë se Kuvendi në mars të këtij viti ka votuar propozim-vendimin që Pallati i Rinisë të kalojë në administrimin e Komunës së Prishtinës.
Policia apelon për kujdes gjatë ngasjes në rrugë, për shkak ...
Pas deklaraës së Osmanit, Kurti: Kam qenë vazhdimisht në kom...
Gresa: E kam shkatërruar Drilonin
Rovena: Nga përkushtimi ndaj muzikës nuk arrita të martohem,...
Kurti për sulmin në Zveçan: Janë akte kriminale dhe terroris...
Muzeu Rijksmuseum në Amsterdam, ndër më të vizituarit në bot...