Për analistin Dastid Pallaska është e papranueshme që Aleksandër Vuciq, që mohon vazhdimisht krimet dhe masakrat e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës, të pritet si mik nga Edi Rama në Tiranë.
Analisti Dastid Pallaska në Top Channel, pritjen që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka bërë presidentit serb, Aleksandër Vuciq, e quan përqeshje të viktimave e masakrave në Kosovë, të cilat Vuciq vazhdon t’i mohojë e t’i quajë të fabrikuara.
Pallaska, në lidhje me idenë e mini-shengenit, thotë se është e papranueshme që Shqipëria e Serbia në bëjnë marrëveshje, të cilat kalojnë nëpër Kosovë, pa pjesëmarrje të shtetit kosovar në to.
“Kjo nismë është nisur nga Serbia në Novisad dhe Kosova në fillim nuk është ftuar nga Serbia. Kosova nuk është njohur nga Serbia”, ka thënë Pallaska, duke përmendur edhe cështjen e autostradës Durrës-Nish, e cila kalon nëpër Kosovë.
Pallaska ka kritikuar Ramën për pritjen që ia bëri Vuciqit në Shqipëri, derisa presidenti serb, ish-ministër i Propagandës në regjimin e Sllobodan Millosheviqit, së fundmi ka mohuar masakrat e kryera në Kosovë.
Analisti nga Shqipëria, Alban Dedushi, ka mbrojtur kryeministrin Rama, duke thënë se edhe liderët e Kosovës janë takuar me zyrtarë të lartë serbë, së këndejmi edhe me Vuçiqin.
“Është e vërtetë, por liderët janë takuar si kundërshtarë. Presidenti Vuçiç nuk e njeh Kosovën por përveç kësaj i mohon masakrën e Reçakut. Është e pabesueshme që kryeministri shqiptar të përqeshë viktimat e luftës”, ka thënë Pallaska, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq analisti kosovar ka komentuar mënyrën se si Rama e përqeshi gazetaren, duke e quajtur patetike pyetjen e saj rreth mohimit të masakrave në Kosovë që i ftuari i tij, Vuciq, e bën vazhdimisht.
Pallaska tutje ka shtuar se Rama nuk është dashur që të sulmojë liderët kosovarë pse nuk morën pjesë në tryezë me Serbinë, në konferencën ku krah tij kishte Vuciqin.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...