Analisti Dastid Pallaska ka thënë se nëse partitë pajtohen për të formuar Qeverinë atëherë as ligji nuk mund t’i pengojë.
“Nuk ka rregull që e nxjerr situatën drejt zgjidhjes edhe kur mungon vullneti, sepse mos të harrojmë, qëllimi i dispozitave ligjore po edhe kushtetuese është rregullimi i sjelljes së kundër vullnetshme të individëve apo akterëve, subjekteve të së drejtës sepse kur pajtohemi të gjithë askush nuk e sheh çka thotë ligji’, tha Pallaska në rtv21.
Pallaska tha se ai beson se në Kosovë ekziston një mirëkuptim që edhe partia e dytë e dalë nga zgjedhjet në vend mund të formojë Qeverinë pasi që është edhe një zgjidhje kushtetuese.
Pallaska tha se edhe nëse shkohet në zgjedhje të reja ato nuk mund të prodhojnë rezultat ndryshe nga ky i fundit.
‘Unë jam besimtar që mundet edhe të dytit me iu dhanë mundësia me kriju Qeverinë sepse zgjedhjet e reja nuk është që prodhojnë naj rezultat ndryshe”, theksoi ai.
Analisti në fund tha se tha se zgjidhja më e mirë është që partisë së dytë t’i jepet mundësia për krijimin e Qeverisë dhe se atë zgjidhje, Pallaska tha së dëshiron ta shikon të shkruar edhe në Kushtetutë.
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi
Izraeli thotë se një rabin është vrarë në Emiratet e Bashkua...
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...