Juristi Dastid Pallaska, ka thënë se me qëndrimet e nënkryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, dje në një emision televiziv kishte shantazhuar Lidhjen Demokratike të Kosovës për të lidhur një marrëveshje për koalicionin qeverisës.
“Qëndrimet e Glauk Konjufcës dje gjatë paraqitjes së tij në Pressing i bënin presion publik LDK’së, duke i shantazhuar publikisht për arritjen e marrëveshjes”, është shprehur Pallaska.
Ai tha se kërkesa e LDK’së për postin e presidentit nuk i duket e pazakontë.
“Nuk më duket e pazakontë kërkesa e LDK’së kur kërkon postin e presidentit”, është shprehur Pallaska në T7.
Tutje, Pallaska beson se nuk është e vërtetë se pasi është arritur një marrëveshje mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, LDK’ja ka kërkuar edhe postin e presidentit.
“Unë nuk i di detajet e takimit gjatë negociatave për marrëveshje, por nuk besoj që ka joseriozitet kaq të madh që pasi të arrihet marrëveshja të vendoset në tavolinë edhe posti i presidentit”, shtoi Pallaska.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...