Avokati kosovar Dastid Pallaska, e ka quajtur shqetësuese publikimin e pikës 10 të marrëveshejs eventuale mes Kosovës dhe Serbisë, e cila po diskutohet në Shtëpinë e Bardhë në ShBA.
Pallaska thotë se jo kjo duhet të jetë arsye për brengë, e jo për optimizëm.
“Shpalosja publike e pikës 10 të marrëveshjes eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nga pala serbe – ku përmendet njohja reciproke – është arsye për brengë e jo për optimizëm”, ka thënë Pallaska në një postim në rrjetin social Facebook.
Ai thotë se me këtë, Serbia ka gjasa që të përfitojë, duke kërkuar që të hiqet nga marrëveshja kjo pikë.
“Gjasat janë që serbët kanë shpalosur atë që janë të bindur që do ta heqin nga marrëveshja eventuale, duke vendosur kështu kontekstin e “suksesit” të tyre në negociata”, shtoi Pallaska.
Avokati kosovar thekson se delegacioni kosovar duhet t’iu kushtojë vëmendje të gjitha pikave të marrëveshjes.
“Për këtë arsye delegacioni i Kosovës duhet t’i kushtoj rëndësi të gjitha pikave të marrëveshjes eventuale, posaçërisht atyre që kanë të bëjnë me resurset vitale te vendit”, ka deklaruar Pallaska.
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...