Juristi dhe analisti politik, Dastid Pallaska, ka folur për krizën në Siri, dhe për përplasjen mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë për këtë çështje.
Pallaska ka thënë në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, se tashmë është i qartë pozicionimi i shteteve karshi luftës në Siri.
Ai ka thënë se çështje kyç tani është e ardhmja e Sirisë.
Pallaska ka theksuar se, në njërën anë, Rusia dhe Turqia duan që Siria në të ardhmen të mbetet kështu siç është sot, të ruajë unitetin, tërësinë territoriale.
Perëndimi, në anën tjetër, do largimin e regjimit aktual me çdo kusht, dhe nuk është kundër ndryshimit të hartës së Sirisë, ka thënë ai.
Pallaska ka theksuar se përkundër se janë aleatë brenda një aleance ushtarake, siç është NATO, SHBA’ja e Turqia kanë interesa të ndryshme rreth të ardhmes së Sirisë.
Sipas Pallaskës, Rusia ka përfitim konkret nga intervenimi në Siri. Ai ka kujtuar se rusët kanë siguruar baza të rëndësishme në shtetin e Bashar al-Assadit. /Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...