Juristi Dastid Pallaska ka komentuar zhvillimet dramatike në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës që po bëhen me qëllimin për të shfuqizuar ligjin për Gjykatën Speciale.
Pallaska ka shkruar se kjo është një përpjekje për të penguar drejtësinë.
Pikërisht për këtë, sipas Pallaskës, Prokuroria e Gjykatës Speciale qysh sonte mund të shpallë fletëarrestet për t’i ndjekur ata që po përpiqen ta pengojnë drejtësinë.
Pallaska ka shkruar se ka qenë kundër Gjykatës Speciale pasi disa pushtetarë kanë synuar të blejnë imunitet ndërsa sot po përpiqen të shpëtojnë.
Ky është postimi i plotë i Pallaskës.
Shfuqizimi i Gjykatës Speciale për të parandaluar arrestimin dhe ndjekjen penale të disa pushtetarëve është pengim i drejtësisë, pra është vepër penale.
Kjo do të thotë që Prokuroria e Gjykatës Speciale ka mundësi që qysh sonte – sipas ligjit që aktualisht është në fuqi – të shpallë fletëarrestet dhe të filloj ndjekjen penale të atyre që po synojnë të pengojnë drejtësinë!
Që nga fillimi kam qenë kundër Gjykatës Speciale sepse kam qenë i bindur që me themelimin e saj disa pushtetarë kanë synuar të “blejnë” imunitet personal nga përgjegjësia penale për krimet që kanë kryer gjatë dhe pas luftës.
Për të njëjtat arsye sot jam kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale kur kjo po bëhet për të shpëtuar nga arresti disa pushtetarë të cilëve edhe ashtu ju ka skaduar afati.
Kë do të largonte Leo nga shtëpia po të kthente Lelën?, ja c...
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...