Avokati Dastid Pallaska, në emisionin Komiteti, ka folur për koalicionet parazgjedhore e formuara mes Lidhjes Demokratike, Alternativës e Aleancës Kosova e Re dhe në anën tjetër, mes Partisë Demokratike, Nismës e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Koalicioni i parë i arritur mes Isa Mustafës e Behgjet Pacollit kandidat për kryeministër zgjodhi Avduallah Hotin e LDK’së, ndërsa koalicioni i partive të krahut të luftës kandidat të tyre kanë Ramush Haradinajn.
Në marrëveshjen e arritur vetëm pak minuta para se Komisioni Qendror Zgjedhor të mbyllte afatin për koalicione parazgjedhore, kreu i PDK’së, Kadri Veseli hoqi dorë nga kandidimi i tij për kryeministër, për të hyrë në zgjedhje me një listë të përbashkët te AAK-Nismën, ndërsa Haradinaj të jetë numri një i këtij koalicioni të gjerë.
Pallaska ka thënë se e ka habitur më shumë sesa koalicioni i arritur pak minuta para mesnatës, fakti që Veseli hoqi dorë nga nominimi për kryeministër.
Avokati ka komentuar rrjedhojën që, sipas tij, do të ketë ky koalicion, i përbërë nga subjektet politike të krahut të luftës, gjatë fushatës dhe pas zgjedhjeve, nëse dalin fitues.
Më poshtë mund ta ndiqni deklaratën e Pallaskës:
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza