Juristi, Dastid Pallaska ka kritikuar sot kreun e Qeverisë, Albin Kurtin për të cilin ka thënë se do të duhej të shkonte deri në hënë për të marrë vesh nëse ka një marrëveshje të dëmshme për Kosovën.
Pallaska ka shkruar në Facebook se një Kryeministër i aftë dhe guximshëm do ta kundërshtonte një marrëveshje të tillë nga pozita e tij kudo, para çdokujt dhe në çdo kohë.
“Vetëm një Kryeministër popullist e braktisë pozitën e vet – duke prishur qëllimisht koalicionin qeverisës – dhe me oratori mundohet të mbulojë mungesën e aftësisë dhe guximit për t’i shërbyer vendit në një moment testimi”, ka shkruar ai.
Këto komente Pallaska i ka bërë pas reagimit që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pati në seancën e Kuvendit ku deklaroi se presidenti, Hashim Thaci është duke tentuar që të bëjë një marrëveshje të dëmshme Prishtinë – Beograd, ku përfshihet edhe shkëmbimi me territore.
Kurti: Thaçi më tha ‘ largoje taksën e shkojmë në Washington ta heqim qafe Serbinë’
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...