Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Prenk Gjetaj, thotë se kanë shtuar presionin ndaj palës serbe që zhvarrimi i gjetjeve mortore në Kizhevak të mos shtyhet për në pranverë.
Gjetaj thotë se pala serbe po synon shtyerjen duke u arsyetuar në kushte atmosferike.
“Ne po përpiqemi që ato të kryhen tash. Angazhimet tona kanë me qenë në shërbim të funksionalizimit sa ma të shpejt të varrezave”, deklaron Gjetaj për arbresh.info.
Burime në vendin e ngjarjes të portalit arbresh.info bëjnë të ditur se aktualisht janë ndërprerë punimet në Kizhevak.
“Mbetjet mortore të cilat janë gjetur në Kizhevak, janë vazhdimësi e gjetjeve tjera mortore në Rudnicë. Në Kizhevak është gërmuar qëllimisht në vende të gabuara që nga viti 2015. Pala serbe e ka shfrytëzu rastin e Kizhevakut me marrë donacione të huaja kinse me hulumtu varrezat masive në Serbi, prej ambasadave të ndryshme”, bënë të ditur ky burim.
Sipas këtij burimi, çdo vonesë në hulumtimin e varrezave masive është bërë “në bashkëpunim të plotë me njerëzit tanë”, në kuptimin që pala kosovare nuk ka arritur t’i bëjë presion palës serbë dhe të jetë e vendosur në gërmimet në lokacionet e dyshuara.
“Vendi i ngjarjes në Kizhevak është mbyll përkohësisht. Derisa të bëhet analiza e ADN-së, në mënyrë që të konfirmohen që i takojnë të pagjeturve për të cilët dyshohet që janë varrosur atje. Kanë propozu që vazhdimi i procesit të zhvarrimit të shtyhet në pranverë, komisioni qeveritar për persona të zhdukur i Serbisë. E këta tanët çka të propozojnë ata, pajtohen në prapaskenë, kurse publikisht për konsum vendor dalin e bëjnë deklarata publike krejt diçka tjetër. Na me qenë të meqëm rastin e Kizhevakut e kishim ba strategji kombëtare për me akuzu për krime lufte ata që i kanë ba, me prova faktike”, thotë ky burim.
Ramë Manaj nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në një prononcim për arbresh.info thotë se pas gjetjeve të mbetjeve mortore, kanë mbetë me u taku dy komisionet qeveritare, e Kosovës dhe ajo e Serbisë.
Pala kosovare nuk e di nëse do të vazhdohet gërmimi apo pavarësisht motit mund të konservohet dhe të vazhdohet në pranverë./arbresh.info/
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor