Google ADS

Pal Lekaj:Ura e autostradës “Arbën Xhaferi”, investimi që do te transformojë rrënjësisht ketë rajon

14:43 | 8 Gusht 2018
V. S.

Ministri i Infrastrukturës , Pal Lekaj, ka qëndruar gjatë ditës në Hanë të Elezit, ku ka monitoruar punimet që po bëhen në urën më të gjatë në rajon.

Përmes një postimi në facebook, Lekaj, ka thëne se kjo urë është pikë lidhës e Hanit të Elezit më Maqedoninë. Ndërsa shton së do nga ndërtimi i saj do të përfitojnë për të zhvilluar ekonomin e vendit.

Postimi i plotë:

“URA E KOSOVËS QË E DUAM!

Bashkë me deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, vizituam urën e autostradës “Arbën Xhaferi”, ura me piktoreske dhe me e gjata në rajon me këto pamje të këtij investimi që do te transformojë rrënjësisht ketë rajon dhe drejtimin për në Pikën e Kalimit Kufitar të Hanit të Elezit që lidh Kosovën me Maqedoninë, ku qytetarët dhe bizneset do të përfitojnë në kohë për të zhvilluar e transportuar ekonominë e tyrë shumë herë më të shpejt e më cilësisht se më parë.

Me këto të dhëna të rëndësishme për investimin, deri tani më i madhi i ndodhur në Republikën e Kosovës, ju garantojë se të tilla do të ketë edhe me tutje, kjo për të ndërtuar, KOSOVËN QË E DUAM TË GJITHË!

-Autostrada “Arbën Xhaferi” është rreth 65 kilometra e gjatë

-Në ketë projekt, janë të angazhuar mbi 3000 njerëz, rreth 80 % janë përsonel vendor; 344 kompani lokale, në shërbim dhe ndërtim; 80% e buxhetit të kuotuar në ketë projekt do t’i rikthehet prapë GDP’s vendore.

-Ura nga Kaçaniku deri në Elez Han është rreth 6 kilometra; Në të do të vendosen mbi 1400 trare të prodhuara në vend, në dimensione nga 35 deri në 45 metër të gjatë; Janë vendosur rreth 165 shtylla, lartësia e të cilave varion nga 3 metra deri në 80 metra; Është hedhur mbi 147 mijë metër kup beton; Pyetjes për jetëgjatësi të kësaj ure, i përgjigjemi me argumente të profesionistëve, “vetëm ndonjë apokalips”, ndryshe është i përjetshëm konstruksioni i saj.

Investimet e këtij lloji, mundësojnë integrimin rural e urban të Kosovës, por mbi të gjitha po bëhemi epiqendër moderne e lidhjes se koridoreve ndërkombëtare”, ka shkruar Lekaj./arbresh.info/

Fotografia e Pal Lekaj

Fotografia e Pal Lekaj

Fotografia e Pal Lekaj

Fotografia e Pal Lekaj

Fotografia e Pal Lekaj

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme