Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, sot ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, që po mbahen në Hagë.
Lekaj përmes një postimi në Facebook tha se të gjithë pa përjashtim po qëndronin krenarë dhe të palëkundur.
Ndër të tjera Lekaj theksoi se sot më shumë se kurrë është krenar që ishte bashkëpunëtor i tyre “në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi”.
“Sot më shumë se kurrë jam krenar që isha bashkëpuntor i juaji në periudhat më të rëndësishme të popullit tonë për liri e pavarësi. Ne besojmë në lirinë tuaj dhe ju jam përjetësisht falenderues për gjithë kontributin e dhënë në të gjitha etapat e mbi të gjitha në këto momente që po mbroni luftën e drejtë të popullit tonë!”, ka shkruar Lekaj./arbresh.info/
Rohde i shqetësuar për moscertifikimin e Listës Serbe: Proce...
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...