Google ADS

Pal Lekaj për opozitën: Kthjelluni, mendoni ndonjëherë për këtë vend!

18:00 | 8 Shtator 2018
A. B.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj përmes një statusi në llogarinë Facebook ka hedhur akuza ndaj opozitës.

Lekaj ka thënë se është momenti kur opozita duhet të reflektojë në të mirë të vendit.

Ky është postimi i plotë i tij:

Sa ishin në Qeveri, për dështimin në marrje të vendimeve të rëndësishme për vendin, fajësuan opozitën. Dhe përsëri, veçse tani në opozitë vazhdojnë të bllokojnë procese siç është mbyllja njëherë e përgjithmonë e çështjeve të hapura me Serbinë, duke i kontribuar vendosjes se paqës në Ballkan.

Për ditë me rradhë bojkotuat seancat e Kuvendit, duke pamundësuar krijimin e një grupi të përbashkët përfaqësues në bisedimet me Serbinë, dhe vazhdoni të fajsoni të tjerët.

Është momenti final të vendosni, ose jeni me Kosovën dhe institucionet e saj, ose në të kundërtën po bëheni (pa vetëdije) aleat të fqinjit verior.
Kosova duhet të përmbyll këtë kapitull dhe kjo mund të bëhet vetëm duke qenë unik dhe jo të përçarë, në ndjekje të simpatisë momentale nga elektorati.
Kthjelluni, e mendoni ndonjëherë për këtë vend, mjaft e shikuat vetëm veten tuaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme