Pal Lekaj: Pas liberalizimit, ulen çmimet e biletave të avionit

12:23 | 5 Korrik 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në foltoren e Kuvendit të Kosovës i është përgjigjur deputetëve në lidhje me çmimin e biletave të avionëve.

Sipas Lekajt, në bazë të analizave statistikore Kosova ka bileta më të lira se Shqipëria dhe më të shtrenjta se Maqedonia.

“Bazuar në analizat statistikore të të dhënave në lidhje me çmimet e avio-biletave, konstatojmë se Kosova nuk ka çmimet më të shtrejta në rajon. Sipas analizave statistikore të çmimeve, Janar-Dhjetor 2017 krahasuar me vitin 2016, në raport me Shqipërinë biletat janë më të lira për 31%, me Maqedoninë janë 29% më të shtrenjta”, tha ministri Lekaj.

E sipas tij, këto çmime janë ulur edhe më shumë gjatë 3 mujorit të parë të vitit 2018.

“Janar – Mars, krahasuar me vitin 2017, me Shqipërinë janë 111% më të lira, me Maqedoninë është 7%”, tha në mes tjerash ministri Lekaj.

E në momentin kur Kosova të marrë liberalizimin e vizave, Lekaj thotë se çmimi i biletave do të ulet për 30%.

“Me krijimin e mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, në bazë të praktikave të shteteve të rajonit, çmimi i biletave të avionit do të ulet rreth 30%”, tha në mes tjerash Lekaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme