Pal Lekaj nuk i dorëzon detyrën Lumir Abdixhikut

15:38 | 4 Shkurt 2020
arbresh.info

Sot në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, ish-zëvendësministri i MIT, Rexhep Kadriu, në emër të ish-ministrit Pal Lekaj, ia dorëzoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, Lumir Abdixhiku.

Përveç se theksohet se takimi ishte i shkurtër, ministria nuk sqaron pse Lekaj nuk i dorëzoi detyrën Abdixhikut.

Në komunikatë thuhet se palët biseduan për projektet e realizuara deri më tani në infrastrukturën rrugore në këtë ministri, projektet të cilat janë në përfundim e sipër, si dhe për projektet të cilat tashmë janë planifikuar.

Abdixhiku citohet të ketë falenderuar ish-zëvendësministrin Kadriu lidhur me pritjen dhe punën që është bërë në këtë ministri gjatë mandatit të kaluar, si dhe shtoi se do të mirëpres propozimet dhe idetë e ish – kabinetit në çdo kohë.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme