Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka takuar sot Kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq si dhe Deputetin e Listes Serbe të Kuvendit të Kosovës, Slavko Simiq.
Lekaj përmes llogarisë së tij në facebook ka treguar se çka kanë diskutuar gjatë këtij takimi.
”Në takim me Kryetarin Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe Deputetin e Listes Serbe, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Slavko Simić, bisedova për zhvillimet e projekteve infrastrukturore në ketë pjesë të Kosovës dhe mundësinë e bashkëpunimit për t’i shtyrë e përfunduar ato.
Me kryetarin Rakiq, nënshkruam edhe një memorandum bashkëpunimi për dy projekte rrugore (Rruga “Tirana dhe “Sami Frashëri”), në vlerë prej rreth 100 mijë euro.
Ne u dakorduam që së shpejti si Ministër i Infrastrukturës të vizitojë ketë pjesë të Republikës së Kosovës që të shohim nga afër nevojën për investime edhe në rrugë por edhe në hekurudha, e gjithë kjo për të lehtësuar levizjen e qytetarëve të Kosovës”.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?