Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Pal Lekaj, sot ka nënshkruar kontratën për zgjerimin e rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës nga ana e Veternikut, bashkë me urën që i lidhë rrugët nacionale N2 dhe N25.2, me kyçjen e autostradës R7 “Ibrahim Rugova”.
Në komunikatën për media të Ministrisë thuhet se ky projekt është tejet i rëndësishëm për këtë zonë të mbingarkuar nga komunikacioni, nga frekuentimi i madh i veturave që hyjnë dhe dalin në kryeqytet.
Ky projekt me vlerë mbi 2.5 milionë euro, do të fillojë në fund të muajit qershor.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës ky projekt do të zhvillohet sipas planit dinamik të punimeve, duke evituar çfarëdo vonese në përfundim të punimeve me kohë.
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...