Pal Lekaj: Nafta në Kroaci më lirë se në Kosovë

12:34 | 5 Korrik 2022
K.B

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës  Pal Lekaj, është habitur me çmimin e derivateve në Kroaci.

Deputeti  përmes një postimi në facebook, tha se çmimi i një litre naftë në Kroaci kushton 1.70 cent, ndërsa në Kosovë i njëjti kushton 1.79 cent.

Përkundër që në këtë shtet sipas tij  është edhe rroga minimale më e lartë së në Kosovë dhe standardit më të lartë, Qeveria e atjeshme ka vendosur ta heqë akcizën për derivate.

“Gjatë rrugëtimit tim në Kroaci ndalova në një pompë derivatesh ku çmimi ishte më i lirë se në Kosovë. Në Kroaci 13.08 kuna apo 1.70 Euro, ndërsa në Kosovë çmimi është 1.79 Euro. Rroga minimale në Kroaci është 4500 Kuna apo 600 Euro ndërsa në Kosovë mezi arritëm ta bëjmë 240 Euro. Përkundër standardit të mirë të jetës këtu, Qeveria ka vendosur ta heqë akcizën për derivate ndërsa Qeveria Kurti e refuzoi këtë veprim”, ka shkruar Lekaj. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme