Google ADS

Pal Lekaj: Jam krenar që nuk e votova Gjykatën Speciale

23:53 | 25 Qershor 2020
L G

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, ka thënë se Gjykata Speciale është e padrejtë dhe se xhelati i Ballkanit, që është munduar të zhdukë shqiptarët nga Kosova është Serbia.

“Kur u vendos në Kuvend për tu votuar, unë nuk ngrita dorën dhe për këtë jam krenar. Si AAK kemi qenë kundër. Si mund të besohet në thashethemet e Dick Marty. Thashetheme të lindura në Rusi. Lufta jonë ka qenë e drejtë dhe ne e kemi mbrojtur atë’’, thotë ai në emisionin DPT.

“Ramush Haradinaj ka mbrojtur dy herë pafajësinë e tij. Si mund të barazohet xhelati me viktimën. Kemi menduar se drejtësia ndërkombëtare bazohet në norma dhe ligje e nene. Kjo nuk ndodhi. Mënyra si u publikua aktakuza ishte e pabesueshme. Në një kohë kur Thaçi po bëhej gati të nisej në Uashington për të drejtuar dialogun. Kjo është e papranueshme’, përfundon ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme