Në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka kërkuar nga Qeveria që të lërë anash inatet politike dhe të votojë pro projektligjit për Triustin, shkruan arbresh.info.
Lekaj tha se nuk është me rendësi e kujt ka qenë ideja e pozitës a e opozitës qytetarët kanë nevojë për këtë tërheqjeje.
“Mosmiratimi nga komisioni për tërheqjen e Trustit është shumë keq sepse qytetarët i kanë sytë e drejtuar nga Kuvendi dhe Qeveria. Vetëvendosje ka ardhur në pushtet duke marr shumicën e votave te qytetarët duke ju premtuar mirëqenie jetë të dinjitetëshme ku Qeveria do të jetë pranë qytetarëve në çdo moment. Qytetarët janë keq dhe po kërkojnë ndihmë nga dora e shtetit sepse po sfidohen në çdo moment. Me sinqeritet ju them lëreni krenarinë anash leni anash ndjenjën e fituesit apo lëreni anash inatet politike që kjo iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet e rëndësishme është se kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetën e tyre”, deklaroi Lekaj.
Tutje Lekaj tha se nëse nuk veprojnë tash populli do të mbaj mend dhe do i dënojë të gjithë pa dallim.
“Besoni që qytetarëve është mirë që tu kthejmë shpresën është e nevojshme të ndalim trendin e ikjes. Prandaj në emër të qytetarëve që përfaqësojë pa dallime politike ju lutëm dhe ju bëj thirrje që të përkrahni edhe ju si pozitë këtë projektligj që u lejon qytetarëve tërheqjen e 30% të trustit. Mbajeni në mend nëse nuk veprojmë sot populli nuk do të harroj dhe do të ju dënojë”, tha Lekaj./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...