Pal Lekaj flet për takimet e shumta në Gjermani

22:07 | 11 Nëntor 2017
Trina Galanxhi

Ministri i Infrastrukturës së bashku me deputeten e Kuvendit, Teuta Haxhiu e bashkëpunëtorë të tjera në ditën e parë zyrtare në Gjermani ka takuar Presidentin e Republikës së Nordrhein-Westfalen Andre Kuper. 

Në këtë takim është biseduar për të arriturat e Kosovës dhe për sfidat që e presin vendin, dhe për disa sfida për të cilat janë edhe në nivel bote, siç është siguria e njerëzve nga dukuritë negative.

Ministri Lekaj ka falënderuar presidentin Kuper për mbështetje që e gjithë Gjermania ka bërë për shtetin e Kosovës, duke ftuar që të vazhdojë edhe më tutje të përkrah Kosovën.

Temat kryesore ishin mbështetja për zhvillimin e infrastrukturës sipas standardëve evropiane si dhe sjellja e ekspertizes gjermane në modernizimin e hekurudhave të Kosovës.

Për takime të shumta që ka zhvilluar ministri Lekaj e pasqyron më së miri video në vazhdim. /Gazeta Politike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme