Pal Lekaj flet për sms-ët me Dardan Molliqajn

18:28 | 22 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj ka folur pas sms që sot janë publikuar në media, në mes të tij dhe deputetit të PSD-së, Dardan Molliqajt.Në sms ku bisedohet për votat rreth buxhetit për vitin 2019, Lekaj i kërkonte Molliqajt që të respektoj premtimin që e kishte dhënë.

“Dardan, duhet mu taku, premtimin që e ke dhonë duhet me respektu, me duhet me konë prezent”, i shkruante Molliqajt, ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj.

“Pasi të votohet”, vazhdonte Molliqaj. Por krejt këto, i pari i Infrastrukturës i ka quajtur si keqinterpretim të medieve, duke thënë se për buxhetin nuk janë dakorduar asnjëherë përmes mesazheve. I kontaktuar nga GazetaBlic, Lekaj ka thënë se ky ishte një komunikim i zakonshëm me shokët deputet, duke mos folur për sms që ai i kishte nisur Molliqajt

“Nuk është asgjë e jashtëzakonshme, është komunikim normal” ka thënë shkurt Lekaj duke shtuar se sms janë keqinterpretuar nga mediat.Për sms ka reaguar edhe krye personazhi i gjithë kësaj, Dardan Molliqaj.

Ai ka deklaruar se nuk ka asgjë të fshehtë në mesazhet e tij, dhe se ata i kishin publikuar ve 5 kushtet që i kishin për buxhetin.Ai madje ka pranuar se kanë negociuar 5 ditë me pushtetin për ta votuar buxhetin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme