Google ADS

Pal Lekaj arsyeton pagesën prej 53 milionë eurosh, kemi kursyer pesë milionë

17:29 | 8 Qershor 2018
Arbresh.info

Ditë më parë qeveria e Kosovës në krye ma Ramush Haradinajn, miratoi kërkesën e ministrit të infrastrukturës Pal Lekaj për t’i paguar kompanisë Bechtel-Enka 53 milionë euro shtesë.

Në arsyetimin e qeverisë thuhet se kjo u bë për të shmangur shkuarjen në Gjykatën e Arbitrazhit, raporton arbresh.info.

Në këtë konferencë ministri ka treguar detaje nga kontrata si dhe korrespondencën që është bërë ndër vite në Ministrinë e Infrastrukturës si dhe ka treguar që qeveria e tanishme ka kursyer buxhetin e Kosovës në shumën prej 5.5 milionë euro për muaj për zgjatjen e kohës.

Deri në këtë vendim shuma e pajtuar e zgjatjes së afatit do të jetë 45 milionë euro plus TVSH-ja, kostoja e zgjatjes së afatit është zvogëluar nga 63 milionë euro nga 45 milionë plus TVSH. Pasi Bechtel Enka është e gatshme të paguajë 9.9 milionë euro për shpenzimet gjatë viteve 2014-2017. Data e përfundimit të kontratës buxhetor është zgjatur nga 31 dhjetor deri në 1 qershor i vitit 2019 me shpenzime 0 %. Kjo siguron një mekanizëm ligjor për të paguar Bechtel Enkan, duke u pajtuar me kompaninë dhe duke kursyer 5.5 milionë euro. Implementimi i planit të pagës në vitin 2019, një plan i pagesës është pajtuar që lejon se zgjatja e afatit të shpërndahet në mënyrë të barabartë e fundit që do të bëhet para qershorit të vitit 2019. Ky plan i pagesës zvogëlon buxhetin e kërkuar për vitin 2018. Bechtel Enka nuk do të paraqet kërkesë në lidhje me mungesën e Alokimit të Buxhetit të vitit 2014 deri 2016. Mi përmes marrëveshjes po e ulë ekspozimin financiar dhe shpenzimet e qeverisë. Bechtel Enka nuk do të paraqesë kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit. Bechtel Enka nuk do të paraqesë një kërkesë lidhur me alokimin e buxhetit për vitin e 2018 brenda kohës së përfundimit. Alokimi i vitit 2018 prej 116.9 milionë euro është dukshëm më i madh dhe kostoja për zgjatjen e afatit dhe presioni i buxhetit të kërkuar është zvogëluar. Është fakt se kemi pranuar disa njoftime dhe përsërisë se ka qenë e mundur të zgjidhet kjo çështje nëse veprimet do të merreshin me kohë. Siç e dini me 1 korrik të vitit 2014 është nënshkruar kontrata. Nuk po flitet këtu për punimet por bazuar në kontratën që për punëdhënësit dhe punëmarrësit janë ligj”, ka thënë Lekaj./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme