Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro të tjera si shtesë për rezervat shtetërore dhe 3.5 milionë të tjera për 5 masa nga pakoja e Ringjalljes Ekonomike të korrikut të vitit të kaluar.
Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë tha se këtë vendim e ka sjell Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.
“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e ka sjellë propozim-vendimin për ta shtuar një masë të re në Pakon e Ringjalljes Ekonomike, përkatësisht propozimin për ndarjen e 10 milionë eurove për zbatimin e masës 3.8, rritja e rezervave shtetërore”, tha Kurti.
E ministri i Financave, Hekuran Murati tha se ky vendim vjen pas situatës në tregjet globale dhe luhatjes së çmimeve.
“Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë tashmë është programi për rezerva shtetërore, mirëpo marr parasysh ndyshimin e situatës dhe gjendjen në tregjet globale dhe çmimeve, luhatjes së tyre, e kemi pa të nevojshme që në kuadër të Ringjalljes Ekonomike ta shtojmë edhe masën 3.8 që ka të bëjë me rritjen e rezervave shtetërore, e për këtë pastaj do ta kemi edhe pikën e ndarjes së shumës, pra 10 milionë euro shtesë”, tha Murati./arbresh.info/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend