Kabineti qeveritar në Kosovë, në mbledhjen e djeshme ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë nr. 01/19 të datës 30.03.2020 për Pakon Emergjente Fiskale që përcakton saktësisht përfitimet dhe përfituesit nga kjo pako, shkruan portal arbresh.info
Ndryshimet dhe plotësimet e aprovuara të këtij vendimi përcaktojnë se përfitues të shumës prej 30 euro janë të gjithë përfituesit e skemave sociale dhe pensionale që marrin pagesë mujore me vlerë deri në njëqind (100) euro; ndryshimi tjetër përcakton se përfitues të mbështetjes financiare do të jenë shoqëritë tregtare edhe punëdhënësit e tjerë.
Në fund, ndryshimet e vendimit përcaktojnë se përfitues të mbështetjes financiare janë stafi mjekësor dhe ai mbështetës (mjekët, infermierët dhe personeli tjetër i ekspozuar ndaj rrezikut).
Mbledhja e mbajtur me kërkesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, është mbajtur në mënyrë elektronike dhe është e 25-ta me rradhë./arbresh.info/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...