Pakistan, moti i keq bllokon qindra shoferë në rrugë

11:36 | 9 Janar 2022
Arditë Shkodra

Në Pakistanin verior të paktën 21 persona humbën jetën pasi bora e madhe i bllokoi në makina. Rreth 1,000 makina u bllokuan pasi turistët nxituan të shikonin reshjet e dëborës në qytetin Murree.

BBC shkruan se një polic, gruaja e tij dhe 6 fëmijët e tyre dhe një familje tjetër me 5 anëtarë janë midis të vdekurve sipas shërbimeve emergjente. Ushtria tha se ka shpëtuar më shumë se 300 njerëz që ishin bllokuar nga bora.

Ministri i Brendshëm Sheikh Rashid tha se kriza ishte shkaktuar nga numri i madh njerëzve që udhëtuan në zonë. Më shumë se 100,000 makina kishin mbërritur në qytetin e epokës koloniale në ditët e fundit.

Mësohet se mediat lokale raportuan që turistët po bllokoheshin.

Autoritetet ditën e shtunë e shpallën rajonin zonë fatkeqësie, për shkak të borës së madhe dhe shtimit të automjeteve raporton “BBC”.

Të paktën 21 njerëz kanë humbur jetën dukë përfshirë 10 fëmijë sipas shërbimit të emergjencës./oranews

Të ngjashme