Numri i klientëve të sistemit bankar po rritet çdo vit, derisa po ulet numri i bankomatëve.
Nga 512 bankomatët sa ishin në fillim të 2018-s në gjithë vendin, numri i tyre në fund të vitit ka rënë në 470, raporton KTV.
Derisa mbi 60 për qind e transaksioneve që bëjnë qytetarët janë për tërheqjen e parave nga llogaria.
Sipas kryetarit të Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Baliu, kjo po bëhet me qëllim të shmangies së tërheqjes së parasë nga bankomati dhe kryerjen e pagesave në pikat shitëse.
Për ta kryer pagesën përmes kartelës në pikat shitëse, pjesa më e madhe e bankave kanë tarifë.
Ndërsa, vetëm një bankë ka mundësi së fundi tërheqjen e parave në markete, por që e njëjta mund të bëhen vetëm nëse fillimisht vlen një produkt.
Njohësi i sistemit bankar, Naim Gashi, vlerëson se bankat në vend janë duke ecur me hapa më të shpejtë sesa sistemi i jetës.
Mirëpo, Banka Qendrore e Kosovës sipas legjislacionit në fuqi, nuk ka të drejtë të përcaktimit të numrit të bankomatëve në proporcion me numrin e konsumatorëve.
Drejtori i Departamentit për Mbikëqyrjen e Bankave, Mentor Geci, ka thënë se nuk kanë të drejtë ta pengojnë mbylljen, pasi tregu është i hapur.
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...
Begaj pret ministrin Sikorskin: Vazhdim i mbështetjes për in...