Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama i është kundërpërgjigjur të gjithë atyre që u ankuan për vendimin e marrë për mbylljen e dy rrugëve në qendër për qarkullimin e mjeteve motorike.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama u shpreh se këtë vendim e ka marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës si dhe Biblotekën Kombëtare, shkruan Arbresh.info.
“Në cilësinë e Kryetarit të Kryeqytetit kam marrë vendim për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare.”, tha Rama.
“Ky vendim është marrë me qëllim të realizimit të planit rigjenerues të këtyre hapësirave publike, në konsultim me Universitetin e Prishtinës dhe Bibliotekën Kombëtare, pasi këto pjesë janë duke u përdorur si parkingje dhe bllokojnë shfrytëzimin e këtyre hapësirave nga të gjithë qytetarët.”, shtoi ai.
Ai ka thënë se interesi i përgjithshëm publik, siguria dhe shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha.
Tutje ai ka theksuar se nuk do të lejojë parkimin e dhjetëra veturave në hapësira të përbashkëta publike.
I pari i Prishtinës shtoi se vendimi është marrë ps funskionalizimit të Parkingut Nëntokësot në Qendër i cili, siç tha ai, ka 624 vendparkime në dispozicion.
“Dua të bëj të qartë se Kryeqyteti si institucion ka prioritet interesin e përgjithshëm publik dhe nuk mund të vendos interesin e asnjë biznesi mbi interesin e përgjithshëm të qytetarëve. Nuk do të lejoj që dhjetëra vetura që parkohen në hapësira të përbashkëta publike të privojnë shfrytëzimin e kësaj hapësire në të mirë të të gjithë qytetarëve. Unë qëllimisht nuk e kam marrë këtë vendim derisa është funksionalizuar Parkingu Nëntokësor në Qendër, i cili ka në dispozicion 624 vendparkime për vetura.”, tha Rama./Arbresh.info.
Vuçiq: Serbia, e vendosur të forcojë bashkëpunimin me SHBA-n...
Ky është Florim Zeqiri, personi që u qëllua për vdekje sot n...
Përfundon intervistimi i Dejona Mihailit, nuk flet për media
Vdes 111 vjeçarja nga Ferizaj, Xhezide Alija, një ndër gratë...
Termat “Prindi 1” dhe “Prindi 2”, Pacolli:...
“U qëllua me 6 plumba prapa shpinës”, detaje për incidentin ...