Zgjedhjet e Rinisë së Partisë Demokratike të Kosovës në qytetin e Podujevës kanë ngjallur pakënaqësi të mëdha te disa prej strukturave të partisë. Pasi Floretë Zejnullahu ishte detyruar të tërhiqet nga posti i kryetares, ata që kanë ngritur zërin për parregullsi janë asamblistët e PDK-së.
Arbër Blaku, këshilltar komunal nga radhët e PDK-së, përmes një letre me shkrim i ka bërë thirrje kryetarit, Kadri Veseli, që të reflektoj në Degën e PDK në Podujeve që të bëhen reforma te arsyeshme në mënyrë që të ketë kuptim angazhimi tyre në parti.
Letra e plotë:
“Zgjedhjet e Rinisë
Sqarim për opinionin publik e më së shumti për përkrahësit e mi në politikë rreth procesit të zgjedhjeve të RDK’së në Podujevë.
Isha dëshmitar i një procesi të zgjedhjeve të rinisë së PDK në Podujevë, dhe këto më së paku mund të quhen zgjedhje të ndershme dhe demokratike.
Nisem nga nëndega ime, ku pas konsultimeve me shumë banorë të lagjes, në më shumë se 10 mbiemra, dhe që janë familje me shumë peshë, dhe ku të gjithë ish kundër aktivizimit të tyre në këtë proces si rrjedhojë e një pakënaqësie të madhe që ata kishin me ish – strukturat drejtuese të PDK në Llap. Gati në cdo rast ka qenë një pyetje “a jane hala ata aty”!? Krejt këtë raport të cilin po e ndaj me juve, paraprakisht e ka marrë kryetari i komisionit zgjedhor, në vazhdim disa prej strukturave të PDK në Llap (të cilët në garën për asamble komunale kanë humbur në raport me mua) e kanë mbajtur një kuvend në lagjen time pa më njoftuar dhe e kanë zgjedhë një kryetar dhe kryesi të vetëm një mbiemrit dhe me mbesa e nipa…dmth krejtë kjo është proces i rrejshëm, një lloj kamufllazhe sa për t’i hyrë në hater kryetari të PDK z.Veseli.
Krejtë këto i kam anashkaluar për shkak te respektit qe kam per PDK dhe me shpresë se do të ketë reflektim dhe të një mundësie të re për reforma në PDK në Podujevë.
Në vazhden e procesit zgjedhor jemi ftuar si asamblist në kuvendin zgjedhor i cili është mbajtur për të zgjedhur kryetarin, kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm…aty me propozim të Alban Durmishit është zgjedhur kryetare Floreta Zjenullahu të cilën qytetaret e Podujevës e kanë pritur me shumë respekt, dhe mendoj që ka qenë një prej hapave me të mirë për t’u reformuar PDK në Llap, pas disa pazareve në Prishtinë vijnë në përfundim që Floreta nuk qenka ajo që e përfaqëson rininë llapjanë, por është po ai person që e ka propozu Floreten për kryetare, në këtë rast zgjidhet kryetar Alban Durmishi (që mendoj se është shumë djalë i mirë por jo për kryetar të RDK në Podujevë).
Andaj i bëj thirrje publike kryetari të PDK z.Veseli që të reflektoj në Degën e PDK në Podujeve që të bëhen reforma te arsyeshme në mënyrë që të ketë kuptim angazhimi ynë në PDK.
me respket,
Arber Blaku”./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...