Pakënaqësitë e koalicioneve, anëtarë të PDK-së kalojnë në LDK

13:59 | 17 Maj 2017
arbresh.info

Sot, anëtarët e Kryesisë së Rinisë Demokratike të PDK-së, në Komunën e Shtërpcës, Ardian Isufi, Ermira Mehmeti dhe anëtaret Astrit Haliti dhe Gent Aliu kanë aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Anëtarët e rinj të LDK-së i ka pritur ish- deputeti Armend Zemaj, kryetari i FRLDK Fidan Rekaliu, ish-deputetja Doruntinë Maloku, si dhe Kryetari i degës së komunës së Shtërpcës nga radhët e LDK-së Vali Ahmeti dhe anëtaret e Kryesisë së kësaj komune.

“Në kërkim të ndryshimit dhe të zhgjënjyer me aktualitetin në PDK, anëtaret kanë aderuar në LDK. Ata i mirëprita në selinë e LDK-së në Prishtinë,” është shprehur Zemaj.

Ai ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të ketë edhe aderime të tjera.

“Tashmë për rininë, LDK është shndërruar në një shpresë të vetme dhe të sigurt,” është shprehur Zemaj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme