Kanë mbetur edhe një javë deri në mbajtjen e konventës së jashtëzakonshme për të zgjedhur kryetarin e ri, por ende asnjë kandidat zyrtarë.
Humbja “fatale” në zgjedhjet e 14 shkurtit ka heshtur publikisht Lidhjen Demokratike të Kosovës, por tensionet vërehen nga brenda.
Zgjedhjet e 14 shkurtit kanë nxjerrur si më të votuarit Avdullah Hotin, Kujtim Shalën, Lumir Abdixhikun e Anton Qunin.
Profesori Mazllum Baraliu, në një deklaratë për arbresh.info, ka shpjeguar disa nga arsyet që mund të jenë shkas për mos zyrtarizmin ende të asnjë kandidature.
“Ka pakënaqësi të mëdha brenda dhe ato akumulohen në të gjitha degët. Ka vështirësi dhe arsyetohen vonesa për të bërë zyrtare kandidaturat për të parin e partisë”.
E për njohësin e çështjeve politike, Fatmir Shehollin, mos zyrtarizmi i kandidatëve ka një shkas tjetër.
Fajtor për këtë Sheholli le strukturat e vjetra që humbën zgjedhjet.
“Mos zyrtarizmi i kandidatëve për kryetar të LDK flet për ndikimin e feudeve të ndryshme brenda LDK, e cila sipas të gjitha gjasave, e ka të pamundur të shkëputët nga strukturat të cilat i humbën zgjedhjet dhe që po e mbajnë peng ndryshimin substancial”.
Ndryshe, humbja e thellë në zgjedhjet e 14 shkurtit, bëri që kryetari tashmë në detyrë Isa Mustafa të japë dorëheqje nga posti i të parit të partisë.
Kjo është edhe arsyeja pse partia më e vjetër në Kosovës, do të mbaj më 14 mars konventën zgjedhore për të zgjedhur kryetarin e ri.
Ndonëse që nga dorëheqja e tij ka pasur zëra për disa emra si kandidat potencial, deri tash ende asnjë nuk ka bërë zyrtarizmin e kandidaturës.
Në zgjedhjet 14 shkurtit, LDK doli partia e tret më 12.64%. /V.Selimi/arbresh.info/
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...
Policia kërkon ndihmë në gjetjen e një gruaje të dyshuar për...
Çitaku: PDK do ta padisë për shpifje deputeten e VV-së
Goditet nga vetura një grua në Prizren, dërgohet në gjendje ...