Google ADS

Pak qytetarë po dalin në tubime, analistët kanë një përgjigje

15:58 | 27 Shtator 2019
A Z

Për dallim nga partitë politike që kanë marr me vrull fillimin e fushatës për zgjedhjet e 6 tetorit entuziazmi i tillë nuk po vërehet edhe tek elektorati.

Ndonëse kanë kaluar vetëm tri ditë nga fillimi i fushatës numri i simpatizuesve në tubimet elektorale le shumë për të dëshiruar.

Se zbehja e pjesëmarrësve të elektoratit nëpër këto tubime mund të  jetë një sinjal për partitë për datën e votimit e thotë edhe njohësi i çështjeve politike Rrahman Paçarizi.

“Po sigurisht qe është njëfarë treguesi, por duhet pasur parasysh se partitë organizohen në mënyre të veçante për tubime elektorale për të krijuar idenë e madhësisë dhe të mbështetjes”, ka thënë Paçarizi.

Njëjtë mendon edhe analisti politik Shkodran Ramadani, ai thotë se me tubimet elektorale munden vetëm përafërsisht të tregojnë se sa një parti mundet me pas mbështetje.

Sipas tij tani më shumë njerëzit preferojnë ta përcjellin fushatën në rrjetet sociale apo televizor.

“Tubimet elektorale janë njeri prej matësve  me të cilën ne e dimë përafërsisht se çka një parti mundet me pas mbështetje se shihet a ka entuziazëm dhe mbështetës për atë parti ose ajo. Mirëpo nuk është i vetmi tregues për shkak që sot gjithnjë e më shumë njerëzit distancohen prej këtyre praktikave nuk shkojnë më nëpër tubime elektorale, por më tepër rrinë në shtëpia edhe përcjellin fushatën në rrjetet sociale apo televizor. Tubimet munden të tregoj përafërsisht se çfarë entuziazmi ke por nuk tregojnë të gjithë fotografinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, analisti politik Leon Duhanaj mendon që në Kosovë dalja në tubime ka një mision tjetër, sepse ata të cilët dalin në pjesëmarrje në to, janë edhe përkrahës të bindur dhe të pa rezervë të subjektit përkatës pra, të tillët  nuk ka nevojë të binden.

“Tek shtetet, përkatësisht kombet me demokraci të zhvilluar organizimi i tubimeve elektorale, ka si qëllim paqësor idenë e informimit programor sa me të drejtpërdrejt dhe, sa me efikas, në mënyrë që sa me shumë qytetarë, votues potencial, të binden me programet respektive. Tek ne, jo vetëm në Kosovë por dhe me gjerë.  Dalja në tubime, mitingje partiake, ka një mision tjetër. Ata të cilët dalin në pjesëmarrje në to, janë edhe përkrahës të bindur dhe të pa rezervë të subjektit përkatës pra, të tillët  nuk ka nevojë të binden. Bazuar nga ky këndvështrim  duhet të thuhet se mbështetja e madhe në opinionin publik  është edhe një pasqyrim i mbështetjes së përgjithshme. Kjo sepse pa marrë parasysh rrethana duhet të themi se çdo qytetarë që sakrifikon kohen dhe bën mundin për ta mbështetur subjektin, nuk janë pa ideale dhe se për suksesin e subjektit, duhet ketë gatishmëri  për të bërë sakrificë për të mirën e përbashkët”, ka thënë Duhanaj.

Ndryshe, fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit zyrtarisht ka filluar më 25 shtator, dhe do të zgjasë 10 ditë. Në këto zgjedhje do të garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore./A.zeka//arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme