Ish-presidenti i vendit, Behgjet Pacolli ka reaguar pas zbulimit të një pajisje përgjimi në veturën e gazetarit, Vehbi Kajtazi.
Pacolli e quajti këtë kërcënim të rëndë për lirinë e medias teksa thekson se nënvizohen rreziqet me të cilat përballen gazetarët kur ekspozojnë korrupsionin dhe krimin politik në Kosovë, përcjell Arbresh.info
“Ky përshkallëzim, synon të frikësojë median dhe të shtypë transparencën. Veprime të tilla gërryejnë demokracinë. Raporti i fundit i progresit i BE-së paralajmëron për tendencen për kontroll nga ana e qeverisë së Kosovës mbi median, duke rrezikuar lirinë e shtypit—një gur themeli i demokracisë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, Pacolli ka bërë thirrje për një hetim të pavarur dhe të thellë ndërsa ka shprehur solidaritetin ndaj Kajtazit.
“Bej thirrje për një hetim të pavarur dhe të thelluar mbi këtë përshkallëzim alarmues të frikësimit të gazetarëve dhe nevojën urgjente për mbrojtjen e tyre personale dhe profesionale. Shprehi solidaritetin tim ndaj Gazetarit Vehbi Kajtazi dhe gazetarët në Kosovë, duke i bërë thirrje qeverisë të sigurojë mbrojtjen dhe të drejtën e tyre për të raportuar pa kërcenime dhe të lirë dhe të mos hesht ndaj incidenteve që po ndodhin ndaj mediave. Një media e lirë është thelbësore për të ardhmen demokratike të Kosovës”, shkroi Pacolli./Arbresh.info
Lexo edhe:
Gazetarit Vehbi Kajtazi i vendoset GPS në veturë, policia nis hetimet
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...