Google ADS

Pajisja e përgjimit në veturën e Kajtazit, Musliu: Shqetësuese dhe e patolerueshme

19:37 | 31 Tetor 2024
K.B

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pasi gazetarit Vehbi Kajtazit i është vendosur një GPS në veturë.

Me anë të një postimi në Facebook, Musliu ka kërkuar nga organet kompetente ta trajtojnë rastin me urgjencë, shkruan Arbresh.info

Deputetja shpreson që autorët e kësaj vepre të shëmtuar dhe të rrezikshme ti sjellin para drejtësisë.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Lajmi se gazetarit Vehbi Kajtazi i është vendosur një GPS në makinë, ngre shqetësime serioze në lidhje me privatësinë dhe sigurinë personale të individit, në këtë rast të gazetarit Vehbi Kajtazi.

Liria e mediave është një shtyllë e fortë demokracisë dhe çdo sulm ndaj saj është sulm ndaj lirisë dhe vlerave bazike të një shoqerie të qytetruar dhe të moderuar.

Tentativa për përndjekje dhe intimidim të gazetarëve është shqetësuese dhe e patlerushme.

Dhe në këto momente, pa drejtuar gishtin nga askush deri në zbardhjen e plotë të
këtij rasti, shpresoj që organet kompetente janë duke e trajtuar rastin me urgjencë .

Rasti duhet të zbardhet sa më shpejtë në mënyrë që mos të lihet hapësirë për spekulime dhe për dyshime.

Po ashtu i bëjë thirrje prokurorisë së shtetit që të merr masat e nevojshme për t’ju ofruar siguri gazetarëve dhe për të hetuar cdo rast ku ata ndiehen të cënuar në punën dhe liritë e tyre.

Në fund shpresoj që së shpejti autorët e kësaj vepre të shëmtuar dhe të rrezikshme ti sjellin para drejtëisë.

Të ngjashme