Google ADS

Pajazitit i vjen mirë pse zhbërja e Speciales tash është temë e mbyllur

00:06 | 3 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Për deputetin e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Zenun Pajaziti, është mirë që tema e zhbërjes së Gjykatës Speciale, tashmë mund të konsiderohet e mbyllur.

“Për fat të mirë kemi një deklarim të qartë edhe prej liderëve të shtetit. Pas kryetarit të Kuvendit, z. Kadri Veseli, që u deklarua para vitit të ri, kemi deklaratën edhe nga kreu i Qeverisë dhe nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi”, ka thënë Pajaziti, në “Interaktiv” të KTV-së.

Ai ka thënë se shqetësimi për krijimin e kësaj Gjykate, në disa aspekte mund të cilësohet edhe si me vend.

“Në prag të krijimit të një institucioni, që është ndoshta më delikati që e kemi pasur deri tash siç është ajo e Gjykatës Speciale, dolën skandalet në EULEX. Kjo ngjalli dyshime te njerëzit, se mos edhe kjo Gjykatë do të përfshihet nga skandale të tilla”, ka thënë Pajaziti, përcjell Koha.net. “Ngjarjet që kanë ndodhur, jo krejt gjykimet kanë dalë të jenë të paanshme”, ka thënë ai.

Ai ka komentuar edhe nënshkrimin e tij, bashkë me 42 deputetë të tjerë që donin seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të zhbëhej Ligji për Dhomat e Specializuara dhe ajo për Prokurorin Special.

rrallë ne deputetët jemi në situata të tilla. Unë gjithmonë kam qenë korrekt me qëndrimet e partisë dhe Grupit Parlamentar. Grupi Parlamentar e ka mbajtur një mbledhje ku ka marrë qëndrim që të mbahet një Seancë për këtë Gjykatë. Mendoj se paksa është ekzagjeruar ideja e deputetëve, edhe sikur të kishim mbajt atë seancë nuk mund të paragjykohet votimi, por po them edhe njëherë, është mirë që është mbyllur kjo temë”, ka thënë Pajaziti.

Pajaziti ka thumbuar edhe liderët që e kishin zhvendosur këtë përgjegjësi vetëm te deputetët.

“Nuk është korrekte nga liderët që të thuhet se është vetëm në dorën e deputetëve, mendoj se është një përgjegjësi e plotë e lidershipit të partive politike”, ka thënë ai./Koha.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme