Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti ka thënë se është i pastër nga përgjimet e publikuara në vitin 2016 nga Insajderi, edhe pse hetimet ndaj tij dhe disa zyrtarëve të tjerë të PDK-së, përfshirë Adem Grabovcin, nuk janë mbyllur ende.
Në një intervistë për TV 21, Pajaziti ka deklaruar se prej bisedës së tij me Adem Grabovcin – e cila dëshmon se ai flet me ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së për caktimin e disa njerëzve në bordin e ujësjellësit në Gjilan – nuk ka dalur asgjë e kundërligjshme.
“Nuk… më e rëndësishmja është që prej asaj bisede [me Adem Grabovcin, v.j] nuk ka dalë asgjë e kundërligjshme”, ka thënë Pajaziti.
Por, Pajaziti është njëri prej zyrtarëve të lartë të PDK-së të dyshuar për përfshirje në caktimin e njerëzve të afërm me subjektin e tij në borde të ndërmarrjeve publike e shtetërore të Kosovës.
Mbi këtë dyshim, Prokuroria Speciale kishte filluar hetimet kundër tij dhe gjashtë zyrtarëve tjerë të PDK-së për vepra penale të lidhura me aferën e përgjimeve “Dosja e Shefave” të publikuara nga Insajderi gjatë muajit gusht.
Insajderi kishte zbuluar se pos Zenun Pajazitit, Prokuroria po e heton edhe ish-ministrin e Ekonomisë – Besim Beqaj, ish-sekretarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme – Ilhami Gashi, kryetarin e Degës së PDK-së në Prizren – Njazi Kryeziun, ish-zëvendësministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale – Fatmir Shurdhaj, ish-këshilltarin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi – Sedat Gashin dhe ish-shefen e Divizionit Farmaceotik në Ministrinë e Shëndetësisë, Arbenita Pajaziti.
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...