Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se fillimisht ka qenë kryparlamentari Kadri Veseli, ai i cili u ka bërë ftesë partive politike për të përpiluar një raport të përbashkët për dialog me Serbinë.
Ai ka thënë se propozimi i Partisë Socialdemokrate për ta formuar së bashku një ekip për dialog me Serbinë është një mundësi e mirë, ku do të duhej të shkonin të gjithë në Kuvend për të debatuar.
“Kjo është një përpjekje e PDK-së në mënyrë që të tentohet të nxirret diçka e përbashkët midis pozitës dhe opozitës”, ka thënë Pajaziti
“PDK-ja po provon që të ulemi të gjithë së bashku në mënyrë që ta formojmë një ekip të përbashkët për dialog me Serbinë”.
“Kjo është një tendencë ku do të duhej të vinin të gjithë në Kuvend për të debatuar në mënyrë që dalim me një platformë të përbashkët”.
“Partia Socialdemokrate kishte një propozim të mirë. Në këtë iniciativë do të duhej të silleshin të gjithë përgjegjshëm dhe të nxjerrim një raport të përbashkët për një qëllim i cili është i domosdoshëm për të dialoguar me Serbinë”.
“Mendoj që mospajtimet e brendshme politike nuk do të duhej të përfilleshin në një proces kaq të rëndësishëm”
Veshja më e shtrenjtë në historinë e boksit – Jake Paul kish...
Irani mohon që i dërguari i tij në OKB është takuar me Elon ...
E ardhmja dhe sfidat e kombëtares kosovare nën udhëheqjen e ...
Shtohen aksidentet në Shqipëri
Zelensky: Putin nuk është i interesuar për negociata
Policia e Kosovës kërkon besim në veri – qytetarët i d...