Presidenti Slloven Borut Pahor i cili po mban fjalim në Kuvendin e Kosovës, ka porositur ligjvënësit kosovar që të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet përfshirë edhe ato me kufirin, transmeton arbresh.info.
“Jemi të vetishëm për të cilat jam kam paraqitur Brukselit dhe është e pritshme që e vendet të zgjidhin gjitha problemet para integrimit në BE. E di kompleksitetin e kësaj që Kosova përballet më çështjen e kufirit. Unë si një mik i juaji ju inkurajon që të mos hezitoni ta ratifikoni demarkacionin. Këtë këshillë ua them si një mik i juaji hezitoni ta zgjidhni çështjen e kufirit. Unë e di se sa është e vështirë për ju për parlamentin por nuk ka mënyrë tjetër, nëse ne duam që të arrijmë stabilitet në rajon”, ka thënë Pahor.
Ai gjatë fjalimit të tij para deputetëve, i ka premtuar atyre se Sllovenia do të jetë gjithmonë përkrahëse e Kosovës.
“Erdha në Kosovë si shokë, si president i një shteti që ka marrëdhënie të mira me shtetin e juaj. Unë erdha në prag të 10 vjetorit të pavarësisë që ne të forcojmë marrëdhëniet e mira. Pranoni urimet e mia më të sinqerta për të ardhmen e juaj të ndritur”, ka deklaruar Pahor.
Sipas tij, sllovenët dhe kosovarët e kuptojnë sakrificën e vendeve tona drejt pavarësisë”, ka thënë ai.
Ai ka folur edhe për të drejtat e minoriteteve, duke thënë se ajo është njëra ndër detyrat më të rëndësishme që duhet të përmbushet.
“Unë erdha në Kosovë si shok i kosovarëve dhe serbëve dhe të gjithë minoriteteve që jetojnë këtu. Unë si mik i juaj ju inkurajoj që të vazhdoni bisedimet dhe të respektoni marrëveshjet kjo është e rëndësishme për një stabilitet politik në të gjithë rajonin dhe në veçanti për Ballkanin perëndimor.
Ju jeni të vetëdijshëm për përkrahjen e Sllovenisë dhe timen personale për të arritur paqe për të gjithë Ballkanin perëndimor dhe në veçanti Kosovën”, ka shtuar ai.
Pahor ka deklaruar se Sllovenia ka marrëdhënie të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe unë përshëndes bashkëpunimin me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
” Do të largohem nga ky vend i bukur dhjetë vjet pas pavarësisë me një pikëpamje mjaft optimiste për të ardhmen. Sllovenia është me ju dhe e dyta ne duam të shohim sukseset e juaja dhe të vendeve tjera përreth jush. Jo të kemi kundërshtime vendi ndaj vendit por një të ardhme më të sigurtë më të mirë për mirëqenien e fëmijëve tonë. Ky është një momentum i shkëlqyer . Shumë koleg tonë në Bruksel janë të bindur se Ballkani Perëndimor është problematik dhe ne duhet ta ndryshojmë këtë pikëpamje dhe nëse këtë mund ta arrijmë të gjithë në rajon do ta shohin të ardhmen me shpresë dhe me frikë”, ka thënë ai./arbresh.info/
Eskalon në fyerje debati mes Xuxit dhe Gjestit
OKB pezullon dërgesat e ndihmave përmes kalimit kryesor të G...
Ancelotti tregon pse u largua Jude pas pjesës së parë
KFOR refuzoi kërkesën e Kosovës për dërgimin e FSK-së në ver...
Salah: Është gjithmonë një ndjenjë e veçantë të shënosh në A...
Vlorë: 41-vjeçari theret disa herë me thikë