Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, ka shpallur kandidaturën e tij që të jetë emisar i Bashkimit Evropian (BE), për dialogun Kosovë-Serbi.
Pahor në një intervistë për RTV Slovenia ka deklaruar se se duhet bërë diçka që dialogu Kosovë-Serbi i ndërmjetësuar nga BE-ja të aktivizohet, pasi shton se ka ngecur, përcjell Arbresh.info.
“Po përgatitem me shumë kujdes dhe përgjegjësi, ndoshta këtë javë kandidatura ime do të udhëtojë nga zyra ime dhe Ministria e Punëve të Jashtme për në Bruksel, në të cilën do të shpjegoj arsyet pse ndihem i përshtatshëm për ta zgjidhur këtë çështje. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, Sllovenia, ashtu si unë, më duket mua, ka statusin e një ndërmjetësi të ndershëm, përvojë të pasur në këtë rajon dhe, natyrisht, gjithashtu një sërë idesh se si të rifreskohet ose ringjallet ky dialog i ngecur. Në përgjithësi, situata e sigurisë dhe politike në rajon është shumë shqetësuese”, ka thënë ai.
Lidhur me deklarimin e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq i cili e cilësoi Slloveninë si të neveritshme pas punës në Kombet e Bashkuara e më pas kërkoi falje se nuk po mendonte për popullin, por për politikanët, Pahor tha se ka frikë që ky është vetëm fillimi i deklarimeve të tilla nga Serbia.
“Kam frikë se ky është vetëm fillimi dhe se po hyjmë në një periudhë kur, për fat të keq, do të duhet të mësohemi shumë shpesh me deklarata të tilla të vrazhda dhe të papërshtatshme”, u shpreh mes të tjerash ai./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...