Pronari i një lokali në Shtërpcë ka raportuar se tre persona të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj, kanë qenë në lokalin e tij ku janë shërbyer, dhe se i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh njofton se pas një pune operative është arritur që të ndalohen të dyshuarit, një femër dhe dy meshkuj shtetas të huaj, të cilët kanë qenë me veturën e tyre të llojit Citroen me targa te huaja. Gjatë kontrollimit, në posedim të të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar tetë kartëmonedha në vlerë nga 100 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara.
Bëhet e ditur se të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa vetura e tyre është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas intervistimit, personat e dyshuar me vendim të prokurorit u dërguan në mbajtje.
“Shtërpcë (NN) 11.10.2022 – 19:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një lokali ka raportuar se tre persona të dyshuar, një femër dhe dy meshkuj kanë qenë në lokalin e tij ku janë shërbyer, sipas ankuesit personat e dyshuar i kanë dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar. Pas një pune operative është arritur që të ndalohen të dyshuarit, një femer dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kanë qenë me veturën e tyre të llojit Citroen me targa te huaja. Gjatë kontrollimit në posedim të personave të dyshuar janë gjetur dhe janë konfiskuar tetë kartëmonedha në vlerë nga 100 euro të cilat dyshohet që janë të falsifikuara. Të dyshuarit janë arrestuar, ndërsa vetura e tyre është konfiskuar në cilësi të provave materiale. Pas intervistimit personat e dyshuar me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raport. /arbresh.info/
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sot mbahet mbledhja e përbashkët e Qeverisë së Kosovës dhe M...