Google ADS

Pagoi një person për të vrarë një tjetër në Pejë, arrestohen dy të dyshuarit

08:53 | 4 Prill 2024
E.G

Dy persona janë arrestuar pasi në muajin tetor-nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e një personi tjetër.

Sipas policisë bëhet e ditur se rasti është cilësuar si “Përgatitje për vrasje të rëndë”.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në muajin tetor – nëntor të vitit 2023, njëri i dyshuar i kishte dhënë para të dyshuarit tjetër në mënyrë që ta kryente vrasjen e viktimës mashkull kosovar, ose t’i shkaktonte dëme të mëdha”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Ndërkaq, pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme