Pagoi me para false, një person nga Prishtina ikën nga policia

10:38 | 13 Dhjetor 2020
L G

Një person në Prishtinë ka paguar në një pompë të derivateve me para false.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 18:35.

I dyshuari ka ikur me veturën Golf IV, ndërsa monedha në vlerë 50 euro është konfiskuar.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme