Arqipeshkvi nga kisha katolike në Itali, President i Akademisë Papnore për Jetën, Vincezo Paglio, ka vizituar Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku ka shprehur interesimin e tij për të ndihmuar fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia e që momentalisht trajtohen në Klinikën e Pediatrisë.
Ai po qëndron në Kosovë me ftesë të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ka kontribuar edhe para dhe gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë takim, drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) ka shpjeguar në lidhje me organizimin e SHSKUK-së dhe Qendrës Klinike Universitare dhe për interesimin që ka treguar Paglia për Kosovën edhe në ditë më të vështira para, gjatë dhe pas luftës. Në takim, Gjocaj, kërkojë përkrahjen e Vatikanit për SHSKUK, në këtë rast për fëmijët e sëmurë nga kanceri dhe leukemia, por edhe në fusha të tjera me rëndësi të veçantë për shëndetësinë e Kosovës.
Zëvendësministër i Ministrisë së Shëndetësisë, Izet Sadiku në këtë takim theksoi bashkëpunimet e deritanishme që kanë pasur me shtetin e Italisë në fushën e shëndetësisë, duke cekur sidomos fushën e kardiokirurgjisë së fëmijëve, por edhe ndihma të tjera në trajtimin e fëmijëve me leukemi dhe lëmi tjera. AI theksoi se janë duke pritur konfirmimin nga Ministrja e re e shëndetësisë së Italisë që të nënshkruhet një marrëveshje e re e bashkëpunimit me qëllim të përkrahjes së mëtejme nga shteti i Italisë për Kosovën.
Delegacioni vizitoi edhe repartin e Hemato- Onkologjisë, ku u njoh me kushtet dhe me mënyrën e trajtimit të fëmijëve.
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...