Ankthi dhe frika nga vdekja, problemet më të shpeshta në pandemi.
Qendra e shëndetit mendor në Prishtinë, ka pranuar rreth 800 thirrje nga persona të ndryshëm që kanë kërkuar këshilla mbështetëse.
Kështu thotë për arbresh.info neuropsikiatri Sami Rexhepi, drejtor i kësaj qendre.
“Në kuptimin e këshilla profesionale ne si Qendër e Shëndetit Mendor dhe si institucion për ofrimin e shërbimeve kemi punuar vetëm prej fillimit të muajit prill kur ka qenë mbyllja e plotë deri në 15 qershor. Në qendrën tonë në periudhën prill-qershor kanë qenë rreth 800 thirrje dhe personat të cilët kanë qëndruar në qendër. Këshillat kanë qenë më tepër mbështetëse, kemi pas një numër të madh të kërkesave prej qytetarëve të cilët kanë pasur probleme, me pagjumësinë, ankth, dhe frik”, deklaron Rexhepi.
Ai thotë se gratë kanë shfaqur më shumë ankth se mos do çmenden, dhe burrat frikë nga vdekja.
“Ankesat kanë qenë të ndryshme tek gratë është shfaqur më shumë ankthi pasi që mendojnë se po çmenden , ndërsa tek burrat është manifestuar frika se mos po vdesin”, pohoi ai.
Sipas tij, pasi të kalon pandemia nga ana e shëndetit mendor do të ketë kriza të mëdha, pasi që nuk po zhvillohet një psiko-edukim i popullatës për me u ballafaquar me këtë gjendje.
“Pres që do të ketë shumë më tepër probleme pasi të kalojë pandemia në kuptimin e shëndetit mendorë, do të ketë kriza emocionale, dhuna në familje, dhuna në përgjithësi, pragu i ultë i durimit, konfliktet, e gjithë kjo për shkak se është një presion i gjendjes psikologjikë i popullatës , sikur ta fusësh popullatën në një “saç” të madh. Është një luftë e cila po zhvillohet mes virusit dhe popullatës. Nuk po zhvillohet një edukim, psiko-edukim i popullatës për me u ballafaquar me ketë gjendje”, shprehet Rexhepi./A.Zeka/arbresh.info/
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...
Kuvendi pritet të mbajë tri seanca, njëra për mandatin qever...
Osmani në Forumin Ndërkombëtar në Halifax: Diskutova për she...
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...