Pagesa për Rrugën e Kombit, më shumë se 5 euro

13:35 | 17 Shtator 2018
Arbresh.info

Në hyrje të tunelit të Kalimashit, sot ka filluar pagesa e tarifës për qarkullimin nëpër “Rrugën e Kombit”.

Reporterja e Arbresh.info njofton nga Kalimashi se tash për çdo gjë po shkon sipas parashikimit: Shoferët paguajnë tarifën e caktuar më parë nga Qeveria e Shqipërisë në bashkëpunim me koncesionarin e mirëmbajtjes së autostradës.

Te Tuneli ende nuk kanë arritur protestues nga Kukësi të cilët kanë paralajmëruar kundërshtimin me protesta të tarifës për këtë autostradë për qytetarët e rrethinës.

Çmimi i pagesës për një veturë në sportelet para hyrjes në tunel është caktuar të jetë 5 euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme