Në Samitin e Londrës, që do të mbahet në korrik të këtij viti, do të takohen gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Koordinatori i këtij Samiti, Andrew Page, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka deklaruar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në BE, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.
Gjashtë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në korrik të këtij viti do të takohen në Samitin e Londrës, i cili është i pesti me radhë dhe do të udhëhiqet nga kryeministrja britanike Theresa May.
Page ka deklaruar se sivjet do të përqendrohen në financimin e projekteve infrastrukturore dhe në ndarjen e fondeve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Po ashtu, sipas tij, do të diskutohet se si mund të ndihmohen këto vende në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, në mënyrë që të përmirësohet perceptimi i investitorëve për ta sjellë kapitalin privat.
Ai ka pranuar se e ardhmja e vendeve të Ballkanit është në Bashkimin Evropian, por sundimi i rendit dhe i ligjit është një fushë shumë me rëndësi për të ecur drejt këtij qëllimi.
Protesta në të gjithë vendin për djegien e pemës së Krishtli...
Një delegacion nga SPAK vizituan Zyrën e Kryeprokurorit të S...
Përmes veturës intelegjente policia identifikon 30 vetura të...
Djali i Donald Trump poston një foto të babait të tij ‘duke ...
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor