Zëvendësministri në Ministrinë e Financave, Agim Krasniqi, ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihen teksa zyrtarët e Qeverisë teksa po ekzekutojnë 170 eurot për punëtorët.
Krasniqi ka thënë se me qëllim që të mundësohet ekzekutimi i pakos emergjente, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar në sistemet e këtij departamenti.
“Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq”, ka shkruar ai në Facebook.
Ky është njoftimi i plotë:
Ekzekutimi i pakos emergjente
Siç jeni në dijeni, Ligji për rishikim të buxhetit hyri dje në fuqi (me 7 Gusht 2020). Me qëllim të mundësohet ekzekutimi i tij, sot dhe nesër stafi i departamenteve të Buxhetit dhe Thesarit po punojnë pa orar që të mundësojnë vendosjen e buxhetit të rishikuar (mbi 5,000 linja buxhetore) në sistemet e Buxhetit dhe Thesarit për të mundësuar ndryshimet në buxhetet e të gjitha organizatat buxhetore dhe zbatimin e vendimeve të Qeverisë të marra dje, në shumë mbi 95 milionë euro.
Realizimi i këtij procesi për një afat më të shkurtër se 24 orë, në ditë fundjave, që nga dita e hënë (10 Gusht 2020) të vazhdojë zbatimi i pakos emergjente dhe transferimit të mjeteve në llogaritë e qytetarëve dhe bizneseve, përben një rekord dhe një angazhim të pashoq.
Prandaj, me këtë rast dëshiroj të falënderoj stafet e të dy departamenteve për përkushtimin e tyre që kjo pako të ekzekutohet sa me parë, që i hap rrugë programit të rimëkëmbjes ekonomike.
Të paktën 11 të vrarë, 89 të plagosur nga sulmi rus në Ukrai...
4.9 milionë vizitorë në zonat e mbrojtura në Shqipëri, Kumba...
Fshehën kokainën në lëkurë të kafshëve, të dyshuarit dalin s...
Ismaili: Sektori financiar në Kosovë stabil dhe mirë i kapit...
“E lirë je prej meje”, a po ftohen raportet mes Gjestit dhe ...
Deponim dhe kundërmim, kriza me mbeturina në shtetet e Ballk...