Zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do mbahen më 6 tetor dhe formimi i qeverisë së re, sipas zyrtarëve të qeverisë në largim, nuk do të kenë efekt në zbatimin e Ligjit për pagat, i miratuar në muajin shkurt në Kuvendin e Kosovës.
Probleme për shpërndarjen e pagave me rritje, nuk parashikohen edhe pse në buxhetin aktual nuk është paraparë shuma për zbatimin e Ligjit për pagat. Kurse projektimin e buxhetit për vitin e ardhshëm pritet ta bëjë Qeveria e re e Kosovës, që do të dalë si rezultat i zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit.
Sipas afateve ligjore, nga muaji dhjetor i këtij vitit, punëtorët e sektorit publik pritet të marrin pagat me rritje. Në bazë të këtij ligji, pagat në sektorin publik janë rritur për 70 për qind të punëtorëve.
Ministri në largim i Financave në Qeverinë e Kosovës, Bedri Hamza, tha për Radion Evropa e Lirë se pavarësisht situatës së krijuar politike me zgjedhjet, Ligji për pagat do të zbatohet në periudhën e paraparë.
“Nuk ka asnjë vështirësi për mbulimin e kostos sepse ka mjete të mjaftueshme buxhetore për kategorinë e pagave. Për vitin 2020, jemi në proces të përgatitjes së buxhetit dhe do shohim se ku do të jetë vlera e pagave. Ndërsa për vitet vijuese, krijohet hapësira si rezultat i rritjes ekonomike për të mbuluar koston e Ligjit të pagave pa ndonjë vështirësi”, thotë Hamza.
Numri i punëtorëve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 82 mijë. Paga mesatare në sektorin publik, sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 ishte 573 euro.
Kurse në sektorin privat, që llogaritet të ketë rreth 250 mijë punëtorë, 410 euro është paga mesatare.
Buxheti i Kosovës për këtë vit arrin shumën në 2.3 miliardë euro. Nga kjo shumë, rreth 616 milionë euro janë paraparë për kategorinë paga dhe mëditje, por në këtë shumë nuk janë llogaritur ndryshimet që kanë ndodhur pas miratimit të Ligjit për paga.
Në anën tjetër, ekspertë të çështjeve ekonomike, konsiderojnë se zbatimi i Ligjit për paga është dashur të fillohet nga viti i viti i ri fiskal. Mejdi Bektashi, profesor në Universitetin e Prishtinës, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, thotë se në Ligjin për buxhet për këtë vit, nuk është paraparë shuma e mjeteve për rritjen e pagave.
Ai thotë se me gjithë nevojën për rritjen e pagave për punëtorët, vlera më e madhe buxhetit të Kosovës duhet të fokusohet në përmirësim dhe zhvillim ekonomik dhe jo për kategorinë paga dhe mëditje.
“Nëse analizohet pjesëmarrja e pagave dhe mëditjeve në buxhetin e Kosovës, rezulton se një e treta (1/3) e buxhetit shkon për paga dhe kjo pamundëson ridestinimin e mjeteve për sektorët e tjerë, në radhë të parë në sektorin e shëndetësisë apo në sektorin për zhvillim ekonomik”, thotë Bektashi.
Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar rreth 500 milionë euro. Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kompensimi i punëtorëve me pjesëmarrje dhe kontributet sociale dhe përfitimet.
Ligji për pagat ishte kundërshtuar nga disa sindikata të punëtorëve në sektorin publik, kryesisht nga punëtorët e administratës.
Ndërsa, shqetësimin për shpenzimet që do të ndodhin nga fillimi i zbatimit të këtij ligji, i ka paraqitur Fondi Monetar Ndërkombëtar në Kosovë dhe Banka Botërore.
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...
Drenusha e ashpër ndaj Gjestit, sebep gota e verës
Trump kërcënon me tarifa të larta Kanadanë, Meksikën dhe Kin...
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”