Blerim Isufaj ia ka sqaruar vitin e kaluar Agjencisë Kundër-Korrupsion (AKK) rastin për të cilin po ndiqet nga AKK-ja, tash e udhëhequr nga Ylli Buleshkaj, i instaluar në agjenci nga pushteti qeverisës.
Por, kjo nuk i ka mjaftuar Agjencisë Kundër Korrupsion që t’i vihet pas kandidatit serioz për Kryeprokuror të Shtetit.
Rreth një vit më vonë pas sqarimit të Isufajt pranë AKK-së, Agjencia ka ushtruar kallëzim penal për “raportim të rremë të pasurisë” kundrejt Isufajt.
Denoncimi i AKK-së kundër Isufajt vjen në kohën kur ai i ka hyrë garës për Kryeprokuror të Shtetit. Është njëri nga gjashtë kandidatët për pozitën më të lartë në organin e akuzës.
Paparaci raportoi të mërkurën se kallëzimi i ushtruar ndaj Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nga AKK-ja e drejtuar prej Ylli Buleshkajt, paraqet një përpjekje të dyshuar të pushtetit për ndërhyrje në garën për Kryeprokuror.
Çështja për të cilën AKK-ja e ka denoncuar Isufajn, ndërlidhet me formularin e tij të pasurisë të deklaruar më 2019.
Sipas një hetimi të zhvilluar nga Kundër-Korrupsioni, në deklarimin e pasurisë së Blerim Isufajt për vitin 2019, ka rezultuar një diferencë prej rreth tre mijë euro nga të ardhurat e deklaruara dhe atyre të arkëtuara prej tij, raporton Paparaci.
Isufaj, pranë AKK-së, ka deklaruar shumën prej 31.643.88 euro-neto në formë të të ardhurave të përgjithshme vjetore për vitin 2019.
Pas një hetimi, AKK-ja ka gjetur se atij i mungonin edhe tre mijë euro shtesë që nuk i kishte deklaruar. Kjo diferencë prej 3 mijë e 901 e 69 euro është evidentuar nga Anti-Korrupsioni përmes të dhënva të nxjerra nga Ministria e Financave.
Mirëpo, çështja ishte sqaruar mes Isufajt dhe agjencisë shtetërore.
Në një përgjigje për AKK-në, Isufaj ka thënë se arsyeja e diferencës në deklarimin e mbi tre mijë eurove nga të ardhurat e tij, është shkaktuar si pasojë e një gabimi teknik.
“Arsyeja e diferencës prej 3,901.96 euro nga të ardhurat e deklaruara në formularin për deklarimin e pasurisë së datës 24.02.2020 dhe atyre të arkëtuara për vitin 2019, është si rezultat i një gabimi teknik të paqëëlimshëm në llogaritje, dhe kjo si pasojë e gjendjes së krijuar në vitin 2020 për shkak të pandemisë së shkaktuar nga COVID-19”, ka thënë Isufaj, në letrën drejtuar AKK-së.
Isufaj, ka thënë se të hyrat “shtesë” nuk ka arritur t’i pasqyronte në pamundësi të qasjes në pasqyrat financiare në bankë, si pasojë e mbylljes së tyre shkaku i shpërthimit të pandemisë COVID-19.
Isufaj, në deklarimin e pasurisë, ka treguar se jeton në një banesë prej rreth 56 metrave katëror, të vlefshme 30 mijë euro. Banesën e ka deklaruar në bashkëpronësi me bashkëshorten e tij.
Po ashtu, në formularin e deklarimit të pasurisë, Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale ka deklaruar gjashtë troje në pronësi të tij. Prejardhjen e presë trojeve e ka deklaruar në formë të trashëgimisë familjare. Një truall në Prishtinë, ka deklaruar se e ka nën pronësi nga ndërrimi me një truall tjetër.
AKK-ja ka parashtruar kallëzim penal kundër Isufajt, për veprën penale raportimi i rremë i pasurisë, ka konfirmuar Agjencia Kundër Korrupsion të mërkurën përmes një përgjigje me shkrim.
“Agjencia kundër Korrupsionit ka përcjell kallëzim penal kundër Blerim Isufaj, vepra penale nga neni 430 paragrafi 2 i Kodit Penal të Kosovës, me datë 15.02.2022 në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit”, thuhet në përgjigjen e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Denoncimi i AKK-së së drejtuar nga Buleshkaj, një njeri i përzgjedhur për drejtimin e agjencisë nga shumica qeverisëse e Lëvizjes Vetëvendosje, rezulton të jetë favori i parë i drejtorit të ri kundrejt pushtetit, raporton Paparaci.
Kryeprokurori Blerim Isufaj, të mërkurën nuk ka pranuar të komentojë kallëzimin penal të ngritur kundër tij.
“Le t’i kallëzon krejt Agjencia, unë s’kam nevojë me komentu”, ka qenë përgjigjja e shkurtë e Isufajt.
Këshilli Prokurorial i Kosovës më 15 shkurt 2022, ka miratuar listën e kandidatëve për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, në të cilën është edhe Blerim Isufaj, aktualisht Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale. Ai ishte edhe kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...
Kampusi i Kolegjit të Europës, Rama inspekton punimet
PDK dënon sulmin në Zveçan: Përpjekje e qartë për të frikësu...
Jep dorëheqje ministrja britanike e Transportit, kishte mash...
Anisa dhe Driloni bisedojnë për dashurinë
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...